Bota

I zënë vendin Presidentit, talebanët marrin në duar Kabulin, rehatohen në kolltuk dhe pozojnë duke qeshur  

15 Gusht 2021, 19:23 Nga DOSJA
I zënë vendin Presidentit, talebanët marrin në duar Kabulin,

AFGANISTAN– Talebanët kanë marrë kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabul. Në foton e publikuar në rrjetet sociale, shihet se si ata janë rehatuar në ulësen që deri mesditën e sotme i përkiste presidentit të vendit, Ashraf Ghani, i cili u arratis.

Zëdhënësi i grupit Zabihullah Mujahid tha më herët se forcat e tij do të fillonin të hynin në zonat e qytetit ku zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë kishin braktisur postet e tyre.

Talebanët tashmë e kanë thuajse në dorë Afganistanin dhe pritet që nga momenti në moment të bëjnë një deklaratë për ta shpallur atë vend, Emirati Islamik i Afganistanit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll