Bota

Gati të marrin vendin nën kontroll, talebanët: Do të shpallim Emiratin Islamik të Afganistanit

15 Gusht 2021, 17:33 Nga DOSJA
Gati të marrin vendin nën kontroll, talebanët: Do të

AFGANISTAN– Talebanët, të cilët kanë pushtuar të gjithë Afganistanin dhe sot kanë hyrë në kryeqytetin, Kabul, janë në prag të deklarimit se kanë marrë kontrollin e vendit.

The Guardian shkruan se sipas burimeve të marra, ata janë gati të deklarojnë se ky vend tani është Emirati Islamik i Afganistanit.

Deklarata pritet të bëhet nga pallati presidencial në Kabul pas largimit të presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, i cili u largua në Taxhikistan. Komandantët e lartë talebanë njoftuan brenda dy orëve të fundit se kishin marrë kontrollin e pallatit.

LAJM KRYESOR: Qeveria afgane drejt DORËZIMIT, ‘arratiset’ presidenti Ghani, ministri: Po negociojmë për kalim paqësor të pushtetit, udhëheqësi taleban: Nuk do luftojmë! SHBA dhe BE evakuojnë stafin diplomatik

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll