Bota

Pushtimi i Kabulit, Johnson: Është e qartë, tashmë do ketë një qeveri të re

15 Gusht 2021, 18:15 Nga DOSJA
Pushtimi i Kabulit, Johnson: Është e qartë, tashmë do

TIRANË– Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur për situatën në Afganistan. Në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë pas takimeve urgjente me personelin e tij të sigurisë në Londër, Johnson tha se Britania ka mjetet për të nxjerrë britanikët e mbetur nga Afganistani .

Johnson tha se Britania tashmë ka nxjerrë një numër të madh të shtetasve afganë që ndihmuan përpjekjet perëndimore në Afganistan në 20 vitet e fundit dhe po punojnë ende.

Jonson shtoi se është e qartë që do të ketë një qeveri të re, por e rëndësishme sipas tij është që Perëndimi të punojë. Johnson gjithashtu vuri në dukje se ai nuk dëshiron që të tjerët në mbarë botën të njohin para kohe talebanët si qeveri e re.

“Ne po punojmë shumë shpejt për të gjithë shtetasit britanikë. Është e qartë që do të ketë një qeveri të re. E rëndësishme që Perëndimi të punojë kolektivisht për të bërë të qartë se askush nuk do që Afganistani të bëhet një terren për terrorin,”- tha Johnson ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Afganistani drejt dorëzimit! Talebanët futen në Kabul, ‘arratiset’ presidenti Ghani. SHBA dhe BE evakuojnë stafin diplomatik

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson talebanët pushtojne kabulin boris johnson talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll