Bota

Talebanët u futën në Kabul, Trump: Turp të shohim flamurin e tyre mbi ambasadën amerikane, unë shkatërrova ISIS-n

15 Gusht 2021, 17:12 Nga DOSJA
Talebanët u futën në Kabul, Trump: Turp të shohim flamurin e

SHBA– Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump ka reaguar për avancimin e talibanëve, pasi këta të fundit morën nën kontroll Kabulin.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Trump është shprehur se është një turp i madh kur shihet se talebanët ngrenë flamurin e tyre mbi ambasadën amerikane.

“Pasi arrita ta shkatërroj ISIS -in, krijova një mundësi parandalimi të besueshme. Ky parandalues tani është zhdukur. Talebanët nuk kanë më frikë apo respekt për Amerikën, apo fuqinë e Amerikës. Çfarë turpi kur talibanët ngrenë flamurin e tyre mbi Ambasadën Amerikane në Kabul. Ky është dështim i plotë që tregon dobësi, paaftësi dhe mospërputhje totale strategjike,”- ka thënë Trump.

LAJM KRYESOR: Qeveria afgane drejt DORËZIMIT, ‘arratiset’ presidenti Ghani, ministri: Po negociojmë për kalim paqësor të pushtetit, udhëheqësi taleban: Nuk do luftojmë! SHBA dhe BE evakuojnë stafin diplomatik

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump talebanët pushtojne kabulin donald trump talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll