Bota

Kanë zhdukur gjuhën shqipe në tabela, revoltohet Ragmi Mustafi: Autoritetet të marrin masa, po përhapin frymë fashiste

15 Gusht 2021, 16:48 Nga DOSJA
Kanë zhdukur gjuhën shqipe në tabela, revoltohet Ragmi Mustafi:

KOSOVË– Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës u ka bërë thirrje autoritetev që të ndërmarrin masat për të siguruar mbishkrimet edhe në gjuhën shqipëe në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë.

Në një foto të publikuar në profilin e tij në Facebook, Mustafi shton se organet përgjegjëse duhet që ta zbatojnë ligjin kundër përhapësve të gjuhës së urrejtjes dhe  tëparandalojnë përhapjen e frymës fashiste në shoqëri.

“MBISHKRIMET SHQIP MUND EDHE T’I FSHINI, POR JO SHQIPTARËT NGA MEDVEGJA Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar shpreh shqetësimet me fshirjen e mbishkrimeve në gjuhën shqipe në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë. Ftoj këtë institucion shëndetësor që urgjentisht të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar mbishkrimet edhe në gjuhën shqipe, ashtu siç është e paraparë me ligjet në fuqi.

E drejta për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip është një nga të drejtat themelore të garantuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës sipas ligjeve për mbrojtjen e pakicave. Ftoj organet përgjegjëse që ta zbatojnë ligjin kundër përhapësve të gjuhës së urrejtjes dhe parandalojnë përhapjen e frymës fashiste në shoqëri. Aktet e tilla qyqare edhe në institucionet shëndetësore kanë për qëllim frikësimin e komunitetit shqiptar si të padëshiruar.  Mund edhe të shlyeni mbishkrimet në gjuhën shqipe, po shqiptarët nga Medvegja asesi,,”- shkruan ai në status.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ragmi mustafi ragmi mustafi

Sondazh

Poll