Aktualitet

Protestë në Tiranë për ‘Open Balkan’, thirrja e qytetarëve: Do t’i rikujtojmë Ramës kush është Vuçiç

15 Gusht 2021, 13:18 Nga DOSJA
Protestë në Tiranë për ‘Open Balkan’, thirrja e

TIRANË-Ditën e nesërme në orën 11:30 do të mbahet një protestë nga ‘Lëvizja Demokratike’ për të shprehur kundërshtinë në lidhje me projektin ‘Open Balkan’. ‘Lëvizja për Demokraci’ shkruan në njoftimin për mediat se aktiviteti do të jetë një rikujtim për kryeministrin Rama se kush është ish ministri i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç.

NJOFTIMI:

Lëvizja për Demokraci nesër me datë 16.08.2021 në ora 11.30, para kryeministrisë në Tiranë mbanë aktivitet simbolik për ta kundërshtuar nisem e kryeministrit të Shqipërisë, për krijimin e Mini Shengenit ballkanik, ose siç po quhet ndryshe Open Balkan, ku do t’ia përkujtojmë Edi Rames se kush është ish ministri i Millosheviqit Vuçiq dhe çfarë gjenocidi ka kryer ai në popullatën civile në Kosovë!

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet open balkan proteste per open balkan open balkan proteste per open balkan

Sondazh

Poll