Polemikat mbi koncertin e Bregoviç, reagon Bashkia e Korçës: Përpjekje për të nxitur përçarje
15 Gusht 2021, 11:57Nga DOSJA
KORÇË– Bashkia Korçë ka reaguar sërish në lidhje me debatin për ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç për të performuar në festën e Birrës më 22 Gusht.
Në një status në Facebook, bashkia teksa ngre lart vlerat patriotike të Korçës shprehet se debati është një përpjekje e një skenari për të nxitur përçarje, por pa thënë se nga kush.
Njoftimi i plotë i Bashkisë Korçë:
KORCA qe kendon DUA ME SHUME SHQIPERINE
Po afrohen ditët e Festës së Birrës në Korçë, ditët e gjallërisë, gëzimit dhe rekordit të vizitorëve që zgjedhin të shijojnë magjinë e Korçës dhe festën.
Ka 15 vite qe Festa e Birres tejmbush hotelet, baret, restorantet, rrugicat e bulevardet e Korçes duke u bere promotori i nje filozofie te tere zhvillimi per turizmin dhe ekonomine lokale qe nisi nga Korca e u hap me shpejtesi ne gjithe Shqiperine.
Njerezit ne kete feste i ben bashke muzika, deshira per ta festuar e gezuar jeten dhe magjia e Korces qe ben krenare vendasit e mahnit vizitoret nga brenda e jashte Shqiperise.
Korca i ka te gjitha!
Sharmin e nje qyteti europian, kulturen dhe mikpritjen e shkelqyer te banoreve te saj, historine, artin, muziken, kulinarine, ajrin e fresket edhe ne veren perveluese.
Ka edhe Festen e Birres dhe shume festa te tjera qe bejne bashke mijera korcare e vizitore per t’iu gezuar jetes, harmonise dhe mrekullise qe Korca fal.
Korcaret me te drejte jane krenare e te vetedijshem per ate qe Korca i ka dhene e vazhdon t’i jape Shqiperise.
Qe nga fjalet e himnit te flamurit, mesonjetoren e pare te shkronjave shqipe, Banden Vatra, Korin Lira, filantropet, patriotet dhe intelektualet e shquar qe edhe ne mergim punuan deri sa mbyllen syte per Korcen dhe Shqiperine.
Korca e shkelqimit te Rilindjes Kombetare, Korca e trimerise te luftes per atdhe, Korca e mikpritjes bujare e te pakursyer te vellezerve shqiptare te Kosoves gjate luftes, Korca qe ka kryekenge “Dua me shume Shqiperine”, Korca me banore nga minoritete, etni kulturore e fe te ndryshme, ne harmoni perfekte me njera-tjetren, ka qene e vazhdon te jete drita e patriotizmit, kultures, tolerances dhe modelit te shkelqyer te nje lokaliteti te civilizuar me vlera te rralla qe bejne krenar cdo korcar e shqiptar.
Perpjekjet e diteve te fundit per te demtuar imazhin e Korces dhe korcareve jane thjesht pjese e nje skenari qe nxit percarje e konflikt, per te trazuar ujerat e per te nxehur gjakrat me te pabera e te pathena.
Korcaret nuk jane te pandjeshem ndaj dhimbjes e vuajtjeve te medha te njerezve te gjakut e kombit te tyre! Perkundrazi!
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Jimmy Mena, është shqiptari që ka humbur jetën në Greqi. Ai ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me motor.22-vjeçari që jetonte në Volos së bash...
TIRANË– Historiani Auron Tare ka publikuar një shkrim për ‘Gazeta Dita’ që ka të bëjë me monumentet e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Ai tregon se në...
KURBIN- Daja i autorit i plagosjes me armë zjarri në Kurbin, është arrestuar nga policia. Agron Koçi është daja i Kadri Kurtajt, autorit që plagosi ditën...
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit, pavarësisht punës së forcave ...
HIMARË– Policia ka shpallur në kërkim dy pronarët e objekteve në Dhërmi pasi kanë ndërtuar kate shtesë, duke kundërshtuar lejen e projektit fillestar...
PUKË– Bashkia e Pukës ka dhënë informacion lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret në masivin pyjor të Terbunit.Përmes një postimi në rrjetet sociale, b...
KAVAJË– Artan Sina është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht flakën një sipërfaqe toke. Ai akuzohet se ka djegur një sipërfaq...