Bota

Talebanët futen qetësisht në Kabul, reporterët: Po dëgjojmë të shtëna armësh, nuk shohim dot gjë

15 Gusht 2021, 15:55 Nga DOSJA
Talebanët futen qetësisht në Kabul, reporterët: Po

AFGANISTAN– Talebanët janë futur në Kabul. CNN shkruan se në mënyrë paqësore, ata kanë pushtuar kryeqytetin e Afganistabit, vetëm pak momente pas largimit të Presidentit Ashraf Ghani. Reporterët tregojnë se kanë dëgjuar të shtëna armësh, por atje është errësirë dhe nuk arrijnk të shohin asgjë.

“Ne po dëgjojmë krisma të shtëna armësh këtu dhe atje, por nuk ka raporte për luftime në rrugë ose forca afgane të grumbulluara për të parandaluar hyrjen e tyre. Me sa jemi në dijeni. Është errësirë ​​këtu, kështu që ne nuk jemi në gjendje të shkojmë përreth dhe të jemi dëshmitarë të këtyre ngjarjeve, ata po lëvizin butësisht nëpër qytet,”- tha Paton Walsh për Fareed Zakaria i CNN.

“Askush nuk e kishte imagjinuar se talebanët do të hynin në qytetin e gjashtë milionë njerëzve pa pengesa,”- shton reporteri.

LAJM KRYESOR: Qeveria afgane drejt DORËZIMIT, ‘arratiset’ presidenti Ghani, ministri: Po negociojmë për kalim paqësor të pushtetit, udhëheqësi taleban: Nuk do luftojmë! SHBA dhe BE evakuojnë stafin diplomatik

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll