Bota

Përmbytjet në Turqi/ Shkon në 55 numri i viktimave, vijon kontrolli për të zhdukur në ndërtesat e shembura

14 Gusht 2021, 18:20 Nga DOSJA
Përmbytjet në Turqi/ Shkon në 55 numri i viktimave, vijon

TURQI– Sot është dita e katërt që përmbytet katastrofike po ‘shkatërrojnë’ Turqinë perëndimore dhe dëri më tani i kanë marrë jetën 55 personave ku 46 prej tyre janë në Kastamonu, 8 në Sinop dhe 1 në Bartin ndërkohë 9 persona po trajtohen nëpër spitale.

Mediat turke raportojnë se vijojnë kërkimet për personat e zhdukur dhe evakuimi i banorëve nga zonat e rrezikuara. Po kryhen kërkime kryesisht në banesat e larta të cilat janë shembur për shkak të rrëshkitjes së dherave. Katet përdhese të shtëpive që janë prekur nga përmbytja janë të mbuluara nga balta.

Përmbytjet që kanë rrënuar shtëpitë dhe urat dhe kanë marrë makina kanë nisur që të mërkurën, goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartın, Kastamonu, Sinop dhe Samsun. Më shumë se 1,700 njerëz u evakuuan në të gjithë rajonin, disa u morën nga çatitë me helikopterë dhe shumë u vendosën përkohësisht në konviktet e studentëve.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytjet ne turqi turqi permbytjet ne turqi turqi

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2021, 16:38

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur sot rreth qëndrimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë...