Bota

Sulmi në Britani/ Babai ‘hero’ vdiq teksa po përpiqej ti mbronte jetën vogëlushes Sophie 3-vjeçare

14 Gusht 2021, 15:47 Nga DOSJA
Sulmi në Britani/ Babai ‘hero’ vdiq teksa po përpiqej ti

BRITANI-Në mesin e viktimave të sulmit me armë mbrëmjen e dy ditëve më parë në Angli, kanë mbetur të vdekur edhe një 43-vjeçar dhe vajza e tij 3-vjeçare.

Mediat raportojnë se 43-vjeçari Lee Martyn u përpoq të mbronte vajzën e tij Sophie nga plumbat. Këtë gjë e dëshmuan banorët të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentin kur ndodhi sulmi. Ata thanë se babai i Sophie, bëri çdo gjë që ta shpëtonte atë.

“Lee bëri gjithçka që mundi për të mbrojtur Sofinë. Është kaq e tmerrshme. Ata ishin një familje e përsosur. Nga ata që shihni në reklama. Nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur. Sophie ishte vajza e vogël, e lezetshme. Kaq bukuroshe. Kjo është absolutisht shkatërruese. Davison shkatërroi diçka kaq të bukur kur vrau Lee dhe Sophie, ” tha një fqinje.

Bashkëshortja e Lee ëshët infermiere dhe punonte pikërisht në spitalin ku u dërgua për mjekim bashkëshorti dhe vajza e saj, por nuk dihet ende nëse ajo ishte në detyrë në mometin që viktimat mbërritën në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 13 gushtit ku 5 persona u vranë e u plagosën disa të tjerë pas sulmit me armë në një lagje të Plymouth të Britanisë së Madhe. Viktimat janë dy gra, dy burra dhe një vajzë 3 vjeçe. Ndërsa i vdekur është edhe autori i sulmit, Jake Davison i cili vrau veten pas gjithë masakrës që kishte kryer.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jake davison lee martyn sophia sulmi ne britani jake davison lee martyn sophia sulmi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2021, 10:58

Foto galeri/ Talibanët në portat e Kabulit

Talibanët pushtuan të tjera qytete të mëdha të premten duke qënë një hap më pranë për të marrë kontrollin e plotë të Afganistanit dhe u afruan më afër Kabulit.S...