Bota

Tronditet Haiti, tërmeti 7.2 ballë ‘godet’ vendin, shkatërrohen disa banesa

14 Gusht 2021, 13:50 Nga DOSJA
Tronditet Haiti, tërmeti 7.2 ballë ‘godet’ vendin,

HAITI– Një tërmet i fortë më magnitudë 7.2 ballë i shkallës Rihter ka ‘goditur’ Haitin mesditën e sotme.

Tërmeti kishte një thellësi prej 10 km dhe një epiqendër 12 km në veriperëndim të Akuinit. Informacionet paraprake bëjnë me dije se janë shkatërruar disa ndërtesa dhe janë dëmtuar shumë të tjera, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo viktima.

Në vitin 2010 vendi u godit nga një tërmet tjetër i fortë me magnitudë 7.0 ballë, i cili la të vdekur rreth 250 mijë persona dhe plagosi 300 mijë të tjerë ndërsa 1.5 milionë u detyruan të jetonin nëpër kampe pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota termet ne haiti termet ne haiti

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2021, 10:58

Foto galeri/ Talibanët në portat e Kabulit

Talibanët pushtuan të tjera qytete të mëdha të premten duke qënë një hap më pranë për të marrë kontrollin e plotë të Afganistanit dhe u afruan më afër Kabulit.S...