Bota

14 Gusht 2021, 16:38 Nga DOSJA

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur sot rreth qëndrimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë sa i përket iniciativës së “Open Balkan”, e cila u prezantua në Shkup. Edhe presidenti Vuçiç, njësoj si kryeministri Edi Rama, i ka lexuar deklaratat e ndërkombëtarëve si mbështetëse ndaj “Open Balkan”.

Kreu i shtetit serb tha se ata që e shohin iniciativën si krijim të Serbisë së Madhe, nuk kanë kuptuar asgjë, ndaj edhe shprehet falenderues për ndërhyrjen nga Gjermania dhe Amerika. 

“Kur e dëgjon një argument të tillë që iniciativa është për krijimin e Serbisë së Madhe, më vjen të kthej kokën dhe të them: këta njerëz nuk kuptojnë asgjë. Amerikanët i kanë rënë në të dhe për këtë jam mirënjohës,”– u shpreh ai. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qeveria gjermane janë shprehur se mbështesin nismat për bashkëpunim rajonal, por vënë theksin tek gjithëpërfshirja, gjë që mundon tek projekti i prezantuar pak kohë më parë.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic open balkan aleksander vucic open balkan

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2021, 10:58

Foto galeri/ Talibanët në portat e Kabulit

Talibanët pushtuan të tjera qytete të mëdha të premten duke qënë një hap më pranë për të marrë kontrollin e plotë të Afganistanit dhe u afruan më afër Kabulit.S...