Bota

Origjina e koronavirusit/ OBSH: Po ngremë një grup të ri pune për hetim!

14 Gusht 2021, 17:59 Nga DOSJA
Origjina e koronavirusit/ OBSH: Po ngremë një grup të ri pune

GJENEVË-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka bërë me dije se po ngre një grup të ri pune, për të hetuar origjinën e koronavirusit.

Fakti që akoma nuk është gjetur origjina e virusit, që i ka marrë jetën shumë personave, ka ngritur tensione në shumë vende të botës. OBSH-ja i bën thirrje të gjithë qeverive që të bashkëpunojnë në mënyrë që të përshpejtohen kërkimet rreth origjinës së Covid-19.

Grupi i ri që do të merret me origjinën e koronavirusit, është quajtur ‘Grupi Shkencor Ndërkombëtar Këshillimor për Origjinat e Patogjenëve të Ri’.

Rastet e para me koronavirusin e ri u zbuluan për herë të parë në Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019, por ende shumë pak dihet për origjinën e këtij virusi. Në janar dhe shkurt, një ekip i OBSH-së qëndroi për katër javë në Vuhan dhe së bashku me ekspertët kinezë bënë përpjekje për të gjetur origjinën e koronavirusit. Në raportin e tyre përfundimtar, ekipi tha se virusi ndoshta ishte transmetuar nga lakuriqët tek njerëzit përmes një kafshe tjetër, ndërsa një rrjedhje nga një laborator ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota obsh origjina e covid-19 obsh origjina e covid-19

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2021, 16:38

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur sot rreth qëndrimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë...