Bota

E rëndë në Turqi! Po shuante flakët, rrëzohet avioni ‘Beriev’ i ardhur nga Rusia për ndihmë, asnjë i mbijetuar nga b

14 Gusht 2021, 14:08 Nga DOSJA
E rëndë në Turqi! Po shuante flakët, rrëzohet avioni

TURQI- Një avion zjarrfikës, tip “Beriev Be-200”  është rrëzuar mesditën e sotme në Turqinë Jugore. Deri më tani raportohet se nga bordi nuk ka asnjë të mbijetuar, pasi të gjithë 5 pilotët rusë dhe 3 zyrtarët turq kanë humbur jetën.

Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë një “perde” tymi të zi, e cila tregon me pamje të qartë gjithçka nga vendi i përplasjes. Ndërsa një tjetër video, tregon momentin kur avioni fluturon shumë ulët dhe më pas zhduket pas njërës prej majave, ndërkoë që disa momente më pas nis tymi.

Mesa dyshohet paraprakisht, avioni nuk ka mundur që të fitojë lartësi pasi lëshoi ujin që kishte hedhur mbi zjarr, duke përfunduar i përplasur pas një mali. Deri më tani, nuk ka asnjë informacion tjetër lidhur me ngjarjen, ndërsa ushtria ruse ka dërguar një ekip hetuesish në Turqi për të ekzaminuar vendin e rrëzimit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota beriev be-200 beriev be-200

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2021, 10:58

Foto galeri/ Talibanët në portat e Kabulit

Talibanët pushtuan të tjera qytete të mëdha të premten duke qënë një hap më pranë për të marrë kontrollin e plotë të Afganistanit dhe u afruan më afër Kabulit.S...