Aktualitet

Zbardhet plagosja në Ksamil, autori dhe Beqiri ishin në një dhomë hoteli bashkë me një të huaj, të tre përfundojnë në

14 Gusht 2021, 09:32 Nga DOSJA
Zbardhet plagosja në Ksamil, autori dhe Beqiri ishin në një

SARANDË– Tauland Beqiri, 33-vjeçari që u plagos një natë më parë në një dhomë hoteli në Ksamil, rezulton të jetë shok me autorin e ngjarjes, Edison Vyzaj, 28 vjeç, i cili tashmë është vënë në pranga. Për këtë arsye, Policia ka njoftuar se sot ka arrestuar edhe vetë Beqirin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë pas ngjarjes është mësuar se Beqiri, Vyzaj dhe një tjetër person nga Amerika e Jugut, por me shtetësi italiane, Makawitage Perera kanë qenë bashkë një natë më parë, në një dhomë hoteli. Mes të rinjve shqiptarë ka pasur një konflikt që ka degjeneruar në përdorimin e armës. Vyzaj ka qëlluar Beqirin dhe e ka lënë të plagosur, me një plumb në bark.

33-vjeçari është dërguar në spital, aty ku ka marrë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka refuzuar që të japë emrin e tij para bluzave të bardha. Në pranga është vënë edhe Perera pasi akuzohet se ka fshehur armën e krimit. Në dhomën e hotelit është gjetur edhe një sasi kokaine.


Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur shtetasi Tauland Beqiri, 28 vjeç, banues në Këlcyrë. Vihen në pranga 3 shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike. Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Edison Vyzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, per veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; -Tauland Beqiri, 27 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Moskallëzimi i krimit”; -Makawitage Perera, 24 vjeç, banues në Itali, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja r narkotikëve” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makawitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes. Nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, me një karikator me 3 fishekë dhe nje sasi lënde narkotike cannabis sattiva, e cila është gjetur gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronin këta shtetas. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(d.a;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edison vyzaj makawitage perera taulant beqiri edison vyzaj makawitage perera taulant beqiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2021, 06:54

TIRANË– Katër drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi një prej tyre është kapur duke udhëtuar në gjendje të dehur, ndërsa tret ë tjerët pa leje dre...