Aktualitet

Aksident me vdekje në autostradë, mjeti përplas 60-vjeçarin që po kalonte rrugën

14 Gusht 2021, 06:58 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në autostradë, mjeti përplas

TIRANË– Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orëN 05:20 të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranës. 

Mësohet se 60-vjeçari me inicialet K.M..ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga një mjet me drejtues një 71-vjeçar. Trupi i të ndjerit është dërguar në morg, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 71 vjeç, banues në Kavajë, pasi ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne autostrade durres-tirane aksident me vdekje ne autostrade durres-tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2021, 06:54

TIRANË– Katër drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi një prej tyre është kapur duke udhëtuar në gjendje të dehur, ndërsa tret ë tjerët pa leje dre...