Aktualitet

Aksidente të njëpasnjëshme! Arrestohen dy persona në Kurbin, përplasën këmbësorët

14 Gusht 2021, 08:03 Nga DOSJA
Aksidente të njëpasnjëshme! Arrestohen dy persona në Kurbin,

LEZHË– Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë përplasur me makinë dy qytetarë të tjerë. Konkretisht, sipas njoftimit të policisë, mësohet se është vënë në pranga i riu me inicialet G.B.,banues në Shenkollë, Lezhë, pasi në rrugën e plazhit Tale, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin Dh.Zh.,27 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është arrestuar edhe personi me inicialet M.N., 61 vjeç, banues në Kurbin pasi ka aksidentuar shtetasin S.U., 58 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin (i cili udhëtonte me motoçikletë).

Njoftimi i policisë Kurbin, Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh. Gjithashtu, procedohet penalisht 1 shtetas, për zënie të hapësirës publike (plazh), me çadra dhe shezlongë.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. B., 21 vjeç, banues në Shenkollë, Lezhë. Ky shtetas, në rrugën e plazhit Tale, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin Dh.Zh.,27 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ndalimi i shtetasit M.N., 61 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, ka aksidentuar shtetasin S.U., 58 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin (i cili udhëtonte me motoçikletë) dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksidente ne kurbin aksidente ne kurbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2021, 06:54

TIRANË– Katër drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi një prej tyre është kapur duke udhëtuar në gjendje të dehur, ndërsa tret ë tjerët pa leje dre...