Aktualitet

Donte të digjte barishtet por i vuri zjarrin pyjeve në Pishkash, policia procedon penalisht 14-vjeçarin

14 Gusht 2021, 08:35 Nga DOSJA
Donte të digjte barishtet por i vuri zjarrin pyjeve në Pishkash,

ELBASAN– Një 14-vjeçar ështv procedurar penalisht edhe për shkak të moshës pasi në tentativë për të djegur disa barishte në tokën e tij i vuri zjarrin një sipërfaqje pyjore në Librazhd.

I riu nga fshati Pishkash ndezi një zjarr për të djegur barishtet në pronvn e tij por për shkak të temperaturave zjarri i doli nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqe pyjore.

Ndërkohë në një tjetër aksion dy shtetas në Elbasan janë priocedurar penalisht pasi u kapën duke transportuar materiale drusore pa leje, nv kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, një 14 vjeçar, banues në fshatin Pishkash, Librazhd, pasi dyshohet se në fshatin Pishkash, Librazhd, ka djegur barishte në pronën tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe toke pyjore me shkurre dhe dushk.

Gjithashtu në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan penalisht shtetasin Y.D., 38 vjeç, banues në fshatin Hadaraj, Elbasan dhe shtetasin E.K., 33 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, pasi në fshatin Shelcan, Elbasan, këta shtetas u kapën duke transportuar me mjetin kamionçinë 4 m³ dru pa leje përkatëse.

Matrialet hetimore i kaluan Prokuroisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie apo të dëmtojnë pyjet duke i prerë në mënyrë të paligjshme, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarre ne shqiperi zjarrvënie e qëllimshme zjarre ne shqiperi zjarrvënie e qëllimshme

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2021, 06:54

TIRANË– Katër drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi një prej tyre është kapur duke udhëtuar në gjendje të dehur, ndërsa tret ë tjerët pa leje dre...