Aktualitet

‘Skifter’ në Itali! Plagosi të riun në dhomën e hotelit, kush është Edison Vyzaj, i dënuar dhe për shpërndarje drog

14 Gusht 2021, 07:31 Nga DOSJA
‘Skifter’ në Itali! Plagosi të riun në dhomën e

TIRANË- Edison Vyzaj, 28-vjeçari që u vu në pranga një natë më parë pasi plagosi armë zjarri një person në Ksamil, rezulton të jetë me precedentë penalë.

Mësohet se Vyzaj në moshën 19-vjeçare është bërë pjesë e një bande ‘skifetrash’ në Itali. Ai dhe bashkëpunëtorët vidhnin nëpër vila të ndryshme e vepronin kryesisht kur pronarët nuk ishin në banesë, ose i drogonin ata. 

Repubblica.it shkruante në vitin 2012 për kapjen e disa anëtarëve të kësaj bande, mes tyre edhe Vuzaj. Sipas medies italiane, të rinjtë drogonin pronarët e banesave ose u hidhnin ilacce gjumi dhe më pas i grabisnin. 

“Ata me siguri i droguan. Duket se nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Ata morën një TV, 1,200 euro, një kompjuter, një celular, një orë Cartier, perla, gjerdan, unaza të lëna në komodina. Ata gjithashtu morën çelësat e një Audi S3 dhe ikën me makinë.  Makina u gjet në via Battindarno, të Premten në mbrëmje, nga detektivët Mobile të cilët prej kohësh kanë hartuar dhe analizuar vjedhjet e shtëpive të natës që ndajnë të njëjtin mënyrë operimi. I riu shqiptar që e përdori, Edison Vyzaj, 19 vjeç i dënuar dhe më herët për vjedhje, u gjet në një ndërtesë në zonë dhe u ndal,”- shkruante media italiane.

Vyzaj mësohet se është vënë në pranga në atë kohë dhe është dënuar për grabitje. Pasi ka dalë nga burgu, 28-vjeçari është aktivizuar në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. 

Një natë më parë ai u fut në dhomën e hotelit ku po qëndronte Tauland Beqiri dhe e plagosi atë më armë zjarri. Më pas u vu në pranga. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edison vyzaj plagoset tauland beqiri edison vyzaj plagoset tauland beqiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2021, 06:54

TIRANË– Katër drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi një prej tyre është kapur duke udhëtuar në gjendje të dehur, ndërsa tret ë tjerët pa leje dre...