Aktualitet

“Ecnin me shpejtësi, më prenë rrugën”, përplasi patrullën e Shqiponjave dhe plagosi dy efektivë, arrestohet 67-vjeça

14 Gusht 2021, 07:13 Nga DOSJA
“Ecnin me shpejtësi, më prenë rrugën”,

DURRËS– Shkëlzen Kastrati, 67-vjeçari që përplasi patrullën e “Shqiponjave” një ditë më parë dhe plagosi dy efektivë policie, është vënë në pranga. Sipas njoftimit të policisë, një ditë pasi u shoqërua në komisariat për tu marrë në pyetje, Kastrati është arrestuar.

Njoftimi i policisë: U arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi Sh. K., 67 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 13.08.2021, në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar patrullën e Forcës “Shqiponja” të cilët ishin në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi mesditën e kaluar. Vetë Kastrati tha se makina e tij ishte thuajse en daluar, por ishte motori i efektivëve ai që i preu rrugën dhe i doli para. Një prej policëve është jashtë rrezikut për jetën, kurse tjetri është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Kolegët e policit kanë shkuar të gjithë në spital për të ndihmuar duke dhuruar gjak.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës shkelzen kraja aksident në durrës shkelzen kraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2021, 06:54

TIRANË– Katër drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi një prej tyre është kapur duke udhëtuar në gjendje të dehur, ndërsa tret ë tjerët pa leje dre...