Aktualitet

Çfarë po fshehin? Policia mbyll hetimet e plagosjes në Ksamil, ngjarja cilësohet ‘nga pakujdesia’ ende pa u zbardhur

14 Gusht 2021, 07:59 Nga DOSJA
Çfarë po fshehin? Policia mbyll hetimet e plagosjes në Ksamil,

SARANDË– Plagosja e ndodhur një natë më parë në Ksamil është cilësuar e shkaktuar nga pakujdesia nga Policia e Sarandës, duke dalë në përfundime për një ngjarje që është ende nën hetim. Në njoftimin e Policisë, si asnjëherë më parë thuhej shkaku i plagosjes së Tauland Beqirit, të cilin e qëlluan brenda dhomës së hotelit.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjecar. Identifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes. Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia,”- thuhej ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Por çfarë po fshihet? Përse policia ka marrë përsipër të bëjë rolin e Prokurorisë për këtë ngjarje, në një kohë që hetimet për një plagosje duan të paktën më tre muaj për të përfunduar. Syri.net shkruan se kjo gjë është shumë e dyshimtë.

Autori i plagosjes Edison Vyzaj rezulton të jetë dënuar dy herë në Itali për grabitje dhe trafik narkotikësh. Ai ka qenë pjesë e një bande që merrej me grabitje vilash, duke droguar dhe pronarët e banesave. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edison vyzaj plagoset tauland beqiri policia e sarandes edison vyzaj plagoset tauland beqiri policia e sarandes

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2021, 06:54

TIRANË– Katër drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi një prej tyre është kapur duke udhëtuar në gjendje të dehur, ndërsa tret ë tjerët pa leje dre...