Aktualitet

Akulloret me çokollata kancerogjene, AKU sekuestron 36 ton produkte të kompanisë “Mars”

13 Gusht 2021, 21:07 Nga DOSJA
Akulloret me çokollata kancerogjene, AKU sekuestron 36 ton produkte

TIRANË– Nga kjo e premte nuk do t`i shihni më në treg akulloret me përmbajtje kancerogjene. Alarmi është dhënë nga Bashkimi Evropian për këto produkte si dhe për akulloret e kompanisë “Mars”, të cilat tregëtohen edhe në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ka sekuestruar 36 ton çokollata dhe akullore të kësaj kompanie.

Sipas AKU, këto prodhime kanë hyrë në Shqipëri në periudhën mars-maj 2021, para se Bashkimi Europian të jepte alarmin. Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 25 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

Llojet e akulloreve të evidentuara me problematikë dhe të bllokuara nga AKU, duke filluar që nga marrja e njoftimit datë 31.07.2021 janë: BTY XTRA Ice Bar; BTY Ice Bar; TËIX Ice Bar; TËIX XTRA; SNK XTRA Ice Bar; SNK Ice Bar, për të cilat do të vijohet me procesin e asgjësimit,”-shkruhet ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË: 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet cokollata snikers cokollata snikers

Sondazh

Poll