Aktualitet

Plagosi 33-vjeçarin brenda dhomës së hotelit në Ksamil, arrestohet autori nga Shkodra (Emri)

13 Gusht 2021, 20:22 Nga DOSJA
Plagosi 33-vjeçarin brenda dhomës së hotelit në Ksamil,

SARANDË- Policia e Sarandës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të 33-vjeçarit, të ndodhur mbrëmjen e sotme brenda dhomës së një hoteli në Ksamil. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e plagosjes, 28-vjeçarin Edison Vyzaj, ndërsa bën me dije se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Të shtëna me armë në Ksamil, plagoset 33-vjeçari në dhomën e hotelit! Arrestohet autori nga Shkodra, Policia: Ngjarja ndodhi nga pakujdesia

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edison vyzaj plagosje ne sarande policia e shtetit edison vyzaj plagosje ne sarande policia e shtetit

Sondazh

Poll