Aktualitet

Të shtëna me armë në Ksamil, plagoset 33-vjeçari në dhomën e hotelit! Arrestohet autori nga Shkodra, Policia: Ngjarja ndo

13 Gusht 2021, 19:19 Nga DOSJA
Të shtëna me armë në Ksamil, plagoset 33-vjeçari

SARANDË– Të shtënat e një armë zjarri brenda një hoteli kanë prishur qetësinë në Ksamil mbrëmjen e sotme. Rreth orës 21:00, një 33-vjeçar, i identifikuar si Tauland Beqiri është qëlluar me armë zjarri brenda dhomës së hotelit.

Policia e Shtetit me anë të një reagimi zyrtar ka bërë me dije se ka arrestuar autorin e ploagosjes, Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër. 28-vjeçari ndante dhomën e hotelit me mikun e tij, por në një moment e qëlloi me armë zjarri. Paraprakisht, Policia njofton se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia por megjithatë hetimet vazhdojnë. Ndërkohë që i riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes në bark, ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që në spital është prezantuar me emrin Taulant, ndërsa më pas është zbuluar edhe identiteti i tij i plotë. Mësohet se jeton në Itali dhe kishte ardhur me pushime në Ksamil. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edison vyzaj plagoset tauland beqiri plagosje ne sarande policia e shtetit tauland beqiri edison vyzaj plagoset tauland beqiri plagosje ne sarande policia e shtetit tauland beqiri

Sondazh

Poll