Aktualitet

U plagos brenda dhomës së hotelit në Ksamil, Policia jep detaje: 7 të shoqëruar për ngjarjen

13 Gusht 2021, 19:35 Nga DOSJA
U plagos brenda dhomës së hotelit në Ksamil, Policia jep detaje:

SARANDË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, kur një 33-vjeçar është plagosur brenda dhomës së tij të hotelit. Deri më tani Policia ka shoqëruar 7 persona, të cilët do të merren në pyetje lidhur me ngjarjen. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.  Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: U plagos brenda dhomës së hotelit në Ksamil, 33-vjeçari me urgjencë në spital, Policia shoqëron 7 persona

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne sarande policia e shtetit plagosje ne sarande policia e shtetit

Sondazh

Poll