Aktualitet

Reuters: SHBA, bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për strehimin e afganëve. Ja kërkesa e administratës Biden

13 Gusht 2021, 19:05 Nga DOSJA
Reuters: SHBA, bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën

WASHINGTON (Reuters)- Administrata e presidentit Joe Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta për strehimin e afganëve të lidhur me SHBA-të, derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane. Ndër këto vende, bisedime ka pasur edhe me Kosovën e Shqipërinë. Informacioni u dha nga katër zyrtarë amerikanë për Reuters, të cilët bëjnë me dije se synimi është mbrojtja e afganëve që kanë lidhje me SHBA-të nga hakmarrjet e mundshme talebane, ndërkohë që përfundojnë pajisjen e tyre me viza amerikane.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës koncesione ekonomike dhe politike për marrjen e disa mijëra afganëve, por ende nuk ka asnjë sinjal. Afganët që shërbyen si përkthyes për qeverinë amerikane dhe në punë të tjera kanë të drejtë të aplikojnë për programin SIV. Deri më tani, rreth 1.200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër do të rritet në 3.500 në javët e ardhshme nën “Operacionin e Aleatëve Refugjatë”. Ndërkohë që talebanët po përparojnë frikshëm drejt marrjes nën kontroll të Afganistanit, SHBA-të, Uashingtoni po kërkon vendet e treta që t’i presin derisa të mbarojnë me përgatitjen e dokumenteve të tyre derisa të fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara.

“Është thellësisht shqetësuese që nuk ka ndonjë plan konkret për evakuimin e aleatëve, të cilët janë qartazi në rrezik,“-tha Krish O’Mara Vignarajah, president i organizatës së zhvendosjes së Shërbimit Ligjor të Imigrimit dhe Refugjatëve.

VENDET HEZITOJNË

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se vendet që do të strehojnë përkohësisht afganët ishin në mëdyshje për shkak të verifikimeve të sigurisë dhe kontrolleve shëndetësore, por nuk dha asnjë emër. Megjithatë zyrtarët paralajmërojnë se ritmi i çdo marrëveshjeje të mundshme mund të pengohet nga situata në Afganistan që ndryshon me shpejtësi.

Kryengritësit morën kontrollin në Kandahar, qyteti i dytë më i madh i Afganistanit dhe gjithnjë e më shumë janë duke iu afruar kryeqytetit Kabul. Disa agjenci raportojnë se është çështje kohe se kur do të nisë ofensiva e talibanëve për të marrë kontrollin e kryeqytetit. Qeveria afgane tani ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të vendit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha gjatë kësaj jave se nuk është penduar për vendimin e tij për tërheqje të trupave nga Afganistani duke theksuar se Uashingtoni ka shpenzuar më shumë se 1 trilionë dollarë në luftën më të gjatë të SHBA-së si dhe ka humbur mijëra trupa. Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001. Talibanët kanë strehuar Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shba negocion me shqiperine per afganet situata me talebanet shba negocion me shqiperine per afganet situata me talebanet

Sondazh

Poll