Aktualitet

I moshuari rrëfen aksidentin ku u plagosën dy policët e patrullës në Durrës: Motori ishte me shpejtësi, makina ime gati e

13 Gusht 2021, 19:40 Nga DOSJA
I moshuari rrëfen aksidentin ku u plagosën dy policët e

DURRËS– Shkëlzen Kraja, autori i aksidentit të sotëm ku mbetën të plagosur dy punonjës të policisë së Durrësit ka treguar dinamikën e aksidentit.

BalkanWeb raporton se i moshuari tha para prokurorisë se ka qenë para banesës së tij dhe do të fuste makinën në garazh, teksa motori, i cili po ecte me shpejtësi të madhe i ka ndërprerë rrugën. 71-vjeçari ka deshmuar se motorri po ecte aq shpejt sa ka përplasur edhe një makinë tjetër të ndaluar në afërsi dhe është shprehur se shoreson që dy punonjësit e policisë të bëhen mirë.

Dëshmia:

“Isha pranë banesës. Do kthehesha të fusja makinën në garazh. Nuk kam qenë me shpejtësi, madje isha ngadalësuar por motori që udhëtonte me shpejtësi më doli në korsinë time dhe është goditur me parakolp. Motori ka qenë me shpejtësi të lartë dhe pas përplasjes ka goditur edhe një makinë tjetër të parkuar. Makina ime s’ka lëvizur nga vendi. Shpresoj te bëhen mirë te dy punonjësit e policisë sa më shpejt. Jam prind vetë dhe më vjen shumë keq për të dy. Uroj të bëhen mirë të dy.”

Përplaset motori i forcave ‘Shqiponjave’ në Durrës/ ‘Benz-i’ i doli para, plagosen dy efektivë, njëri dërgohet te Trauma, kolegët shkojnë në spital për të dhuruar gjak

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës aksidentohen dy efektive policie shkelzen kraja aksident në durrës aksidentohen dy efektive policie shkelzen kraja

Sondazh

Poll