Aktualitet

Zjarri në malin e Tërbunit rrezikon kurorën e qytetit Pukë, Haki Çako: Operacioni do vazhdojë edhe nesër

13 Gusht 2021, 20:04 Nga DOSJA
Zjarri në malin e Tërbunit rrezikon kurorën e qytetit Pukë,

PUKË– Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako ka thënë se operacioni për shuarjen e flakëve do të vijojë edhe ditën e nesërme në malin e Tërbunit. Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 150 trupa të FA dhe dy helikopterët holandezë, megjithatë edhe pse nën kontroll, vatra nuk është shuar përfundimisht.

Si rezultati i një pune intensive është vendosur nën kontroll zjarri, e kemi nën kontroll. Një operacion që do të vazhdojë edhe nesër. Janë angazhuar forca të shumta, mbi 150 forca të cilat do të mundësojnë rrethimin e gjithë perimetrit për të ndaluar përshkrimin e të gjithë kurorës së Pukës. Ka vijuar gjatë gjithë ditës operacioni me helikopterët të Holandës. Duhen falenderuar për kontributin. Rreth 250 mijë litra ujë janë hedhur për rreth 2-3 orë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët e ndjejnë të rëndësishme të mjedisit të marrin masa, por edhe të reagojnë në kohë,”-thotë Çako.

LAJMI KRYESOR: Dita 21! Zjarri në Majën e Rrunës më i rrezikshmi në vend, MM: S’ndërhyjmë dot nga toka vetëm me helikopter. Në Dropull rrezikohen banesa! ARRESTOHEN disa persona

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet haki cako zjarr ne terbun zjarre ne shqiperi haki cako zjarr ne terbun zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll