Sport

Kukësi shpëton sezonin, fiton Kupën dhe thellon krizën e Tiranës

2 Qershor 2019, 19:30 Nga DOSJA
Kukësi shpëton sezonin, fiton Kupën dhe thellon krizën e

 

TIRANË- Tirana dhe Kukësi janë përballur sot në finalen e Kupës, ku fitimtar kanë dalë verilindorët. Ndeshja që pati plot emocione është mbyllur me rezultatin 2 me 1 në favor të nën kampionëve të Shqipërisë.

Golat e Shkurtajt dhe Rexhinaldos, i siguruan trofeun skuadrës së trajnerit Ernest Gjoka, ndërkohë që Ngo shënoi për kryeqytetasit, por që ky gol nuk mjaftoi.

Pjesa e parë u dominua nga kuksianët, ndërkohë që në të dytën, Tirana fitoi terren duke rrezikuar ndjeshëm portën e Frashërit, madje arriti ta barazonte sfidën. Edhe pse Tirana bëri një lojë të mirë nuk mundi të ndryshonte dot rezultatin dhe doli e humbur nga kjo sfidë.

Më këtë trofe ka shpëtuar sezonin, pasi në kampionat nuk mundën të arrinin më shumë se vendi i dytë.  Kujtojmë që ky triumf në Kupën e Shqipërisë, ishte i dyti në historinë e skuadrës së Kukësit, ndërkohë që Tirana e mbyll me humbje këtë sezon të dështuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kukesi kukesi kampion kupa e shqiperise tirana kukesi kukesi kampion kupa e shqiperise tirana

Sondazh

Poll