Sport

“Arsye personale”, Partizani reagon pas largimit të Gegës: Kontrata u ndërpre me mirëkuptim

1 Qershor 2019, 19:36 Nga DOSJA
“Arsye personale”, Partizani reagon pas largimit të Gegës:

TIRANË- Pas publikimit të lajmit se Skënder Gega ësthë larguar nga Partizani, ka ardhur dhë nje rëgim nga ky i fundit. Në një reagim për mediat klubi i kuq konfirmon këtë lajm dhe shton se marrëveshja është prishur në mënyrë konsensuale.

Më tej në këtë reagim shtohet se ka qenë Gega ai që ka pasur arsye personale dhe ka kërkuar largimin nga klubi kryeqytetas që është kamioni i Shqipërisë.

POSTIMI I PARTIZANIT

Klubi i Futbollit Partizani falenderon trajnerin Skënder Gega për arritjen e fitimit të titullit të 16 Kampion të Shqipërisë, i cili u rikthye në shtëpi pas 26 vitesh. Trajneri Gega ka një meritë të padiskutueshme në arritjen e këtij suksesi fantastik. Falë kontributit, punës, sakrificës, përkushtimit dhe disiplinës, Gega arriti të krijonte një grup triumfues, duke fituar respektin e lojtarëve, stafit drejtuesve dhe tifozëve të shumtë të Partizanit. Klubi saktëson se për arsyet e tij personale, trajneri Gega ka vendosur të ndërpresë me mirkuptim kontratën mes dy palëve, për të mos vijuar të jetë në drejtimin e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm. Presidenti Gazment Demi dhe Drejtori Olsi Rama dëshirojnë të falënderojnë trajnerin Skënder Gega, i cili pas suksesit si lojtar, arriti ti dhuroj klubit një tjetër trofe kampioni edhe si trajner i Partizanit. Klubi falënderon trajnerin Skënder Gega për emocionet dhe performancën e shkëlqyer që ekipi rregjistroi në drejtim e tij.

Kujtojmë se sot në mënyrë të befasishme, Skendër Gega dhe Partizani, skuadër të cilën ai e shpalli kampione pas 26 viteve ndërprenë kontratën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport largohet skender gega partizani partizani gega skënder gega largohet skender gega partizani partizani gega skënder gega

Sondazh

Poll