Sport

‘Ndezi’ stadiumin gjatë finales së Champions-it, bjondja ‘seksi’ tregon arsyet

2 Qershor 2019, 12:32 Nga DOSJA
‘Ndezi’ stadiumin gjatë finales së Champions-it, bjondja

E gjitha bota e fubollit i kishte sot sytë nga Madridi aty ku u luajt finalja e shumëpritur e Champions League. Liverpool u shpall kampion i Evropës. Skuadra angleze arriti që të fitojë kundër Tottenham me rezultatin 2 me 0. (Lexo këtu)

Finalja e Champions League, mes Tottenham-it dhe Liverpool-it, u ndërpre për disa sekonda gjatë pjesës së parë, sepse një tifoze femër u fut në fushë. Modelja 22- vjeçare, Kinsey Wolanski.

Ajo u fut në fushën e lojës gjysmë e zhveshur, duke lënë të gjithë me gojë hapur. Modelja mbante veshur vetëm një body, ku kishte të shkruar “Vitaly Uncensored”, emrin e faqes me materiale +18 e të dashurit të saj, që ka 10 milion ndjekës.

Wolanski me këtë veprim arriti të rriste ndjekësit në rrjetet sociale dhe kështu ajo i shpjegoi në Instagram arsyet pse e bëri këtë.

“Preka Champions League. Jeta është për t’u jetuar, bëni gjëra të çmendura që do t’i mbani mend përgjithmonë.”– shkruante ajo.

Në shkallët e “Wanda Metropolitano ishte edhe i dashuri i modeles, i cili ka shpërthyer në ovacione kur e ka parë të pushtonte fushën e blertë.

Menjëherë pas ndeshjes, mijëra njerëz nga e gjithë bota u futën për të kontrolluar fotot e saj në rrjetet sociale.

I dashuri i saj, Vitali ndërkohë ka 2 milion ndjekës në Instagram, por me veprimin e djeshëm, modelja kryeson.

Burimi: The Sun 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kinsey wolanski kinsey wolanski

Sondazh

Poll