Sport

Liverpool shpallet kampione e Evropës, mbyllet e magjishme finalja e Champion League (FOTO+VD)

1 Qershor 2019, 14:36 Nga DOSJA

SPANJË- E gjitha bota e fubollit i kishte sot sytë nga Madridi aty ku u luajt finalja e shumëpritur e Champion League. Tottenham dhe Liverpool u përballën sot me njëra-tjetrën, në një finale plotësisht angleze.

Finalja nisi me një gol që në minutën e 2, kur Salah shndërroi në gol një penallti që e fitoi që me prekjen e parë të topi. Arbitri ishte i sigurt që Sissoko preku me dorë topin në zonë dhe akordoi penalltin, të cilën Salah e ktheu në gol.

 

 

Me kalimin e minutave, Tottenham-i u përpoq të reagonte, por ekipi i Klopp nuk lëshoi pe duke mbajtur të njëjtë rezultatin deri në përfudnim të pjesës së parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Klopp lëvizi dhe bëri dy ndërrime të shpejta, duke i dhënë më shumë freski skuadrës. Edhe trajneri i Tottenham bëri ndërrimet e tij, por sërish nuk arriti dot të thyejë portierin Alison.

Ndeshja u vulos në minutën e 88-të, ku Origi shënoi pas një goditje të fortë dhe të gjithë kuptuan se ndeshja mbaroi. Liverpool rikthehen tek fitorja e një finale Champions League, pas plot 14 vitesh, që nga ajo finale e fituar me penallti ndaj Milanit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champion league finalja e champions league liverpool tottenham champion league finalja e champions league liverpool tottenham

Sondazh

Poll