Sport

U largua nga Partizani, Gega sqaron tifozët: Viti më i bukur, vendosa të mos jem më në krye të pankinës

1 Qershor 2019, 19:49 Nga DOSJA
U largua nga Partizani, Gega sqaron tifozët: Viti më i bukur, vendosa

TIRANË- Trjaneri i sapo larguar i Partizanit, Skënder Gega, ka reaguar në lidhje me ikjen e tij të bujshme. Në një reagim për mediat, që është publikuar nga faqja e Partizanit në Facebook, Gega shprehet se ka ikur për arsye personale.

Ai shton se ky vit ka qenë me i bukur i karrierës së tij si trajner dhe falenderon gjithë bashkëpunëtorët dhe tifozët.

DEKLARATË E SKËNDER GEGËS

Prej një viti pata nderin dhe privilegjin të drejtoj Partizanin, ekipin ku unë fillova dhe e mbylla karrierën si futbollist. Këtë sezon në krye të pankinës të ekipit Partizani ka qenë periudha më e bukur që unë kam përjetuar si trainer, e mbushur me plot emocione dhe kënaqësi. Mbas 26 vitesh ja arritëm të rikthejmë trofeun kaq të munguar.

Për arsye personale kam vendosur të mos të jem më në krye të pankinës.

Dua të falenderoj:

Klubin Partizani,

Presidentin Demi për besimin dhe mbështetjen e tij gjatë gjithë kohës.

Drejtorin Olsi Rama për bashkëpunimin.

Të gjithë stafin, ekipin për punën dhe mbështetjen, për kënaqësin që më dhuruan.

Tifozët e mrekullueshem të Partizanit për mbështetjen.

Gjithashtu dua të falënderoj mediat dhe gazetarët sportiv.

Ju uroj të gjithë kolegëve të mi trainer suksese !

Me shume respekt

Skënder Gega

Kujtojmë se sot në mënyrë të befasishme, Skendër Gega dhe Partizani, skuadër të cilën ai e shpalli kampione pas 26 viteve ndërprenë kontratën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport largohet skender gega partizani skënder gega largohet skender gega partizani skënder gega

Sondazh

Poll