Sport

Foto nudo dhe mesazhet private, Neymar i publikon të gjitha dhe mbron veten pas akuzave për përdhunim (Foto+VD)

2 Qershor 2019, 08:46 Nga DOSJA
Foto nudo dhe mesazhet private, Neymar i publikon të gjitha dhe mbron veten

BRAZIL-Futbollisti i famshëm, Neymar është akuzuar për përdhunim nga një vajzë braziliane, e cila dëshmoi se se ishte e frikësuar nga çfarë mund t’i ndodhte ndaj e ngriti denoncimin më 31 maj.

Vajza që bëri denoncimin në policinë e San Paolos në Brazil quhet Naila Trindade . Ajo u shpreh se ngjarja ka ndodhur në dhomën e një hoteli në Paris, teksa Neymar ishte në gjendje të dehur.

Futbollisti brazilian reagoi menjëherë pas akuzave me një video të publikuar në rrjetet sociale, që mëë pas u bë virale edhe nga fansat e tij. Neymar në një video mbi 7 minuta shprehet shumë i indinjuar për këtë akuzë të pavërtetë sipas tij.

Për të mbrojtur veten dhe imazhin e tij 26-vjeçari tha se do të publikojë në internet të gjitha mesazhet që ka shkëmbyer me të, po ashtu edhe fotot dhe momentet intime që kur ata kanë filluar të flasin së bashku.

“Jam akuzuar për përdhunim. Një fjalë shumë e fortë, por ajo që unë po kaloj është shumë e rëndë. Që nga ky moment do të shpjegoj gjithçka dhe do të zbuloj të gjitha bisedat që ka patur me këtë grua. Të gjithë momentet tona intime, për të treguar atë që ka ndodhur. Ajo që ndodhi, ishte një marrëdhënie mes një burri dhe një gruaja, mes katër mureve, diçka që e bëjnë të gjitha çiftet”,- shprehet në video futbollisti brazilian.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll