Sport

Skandali “Rooney” vazhdon! Kërcënohen me vdekje vajzat që pozuan pranë tij, thuajse nudo

11 Gusht 2021, 19:52 Nga DOSJA
Skandali “Rooney” vazhdon! Kërcënohen me vdekje vajzat

BRITANI E MADHE- Vazhdojnë problemet me çështjen “Rooney”! Vajzat që pozuan gjysmë të zhveshura pranë tij kanë zbuluar se kanë marrë kërcënime për jetën pas skandalit që u publikua në media. 

“Ata dolën natën, pas një kohe të gjatë për shkak të karantinës dhe ideja se dikush si Rooney donte të kalonte kohë me ta, padyshim që u pëlqeu. Por ato nuk kanë bërë asgjë të keqe dhe nuk e meritojnë këtë trajtim,”- thonë njerëzit pranë tyre.

Disa javë më parë, Wayne Rooney, një nga futbollistët legjendar të “Manchester United” humbi ndjenjat në një klub pasi kishte konsumuar alkool. Në këto momente, pranë tij u shfaqën disa vajza, të cilat pozuan pranë tij thuajse nudo, duke shkaktuar “tërmet” në Britaninë e Madhe. 

35-vjeçari, i cili është i martuar dhe ka katër fëmijë, ka kërkuar tashmë një hetim nga autoritetet, pasi ato fotografi janë bërë pa dijeninë e tij, megjithatë dëmi ndaj tij tashmë është bërë. Martesa e tij me Colin, partneren e tij, ka kaluar shumë kriza por kjo mund të jetë “goditja e fundit”. Më parë, ajo ka toleruar problemin e tij me alkoolin por edhe me bixhozin. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport wayne rooney wayne rooney

Sondazh

Poll