Sport

“Gjërat po përmirësohen”, Todt flet për gjendjen e Schumacher:Corinna grua e madhe, këmbënguli për shërimin

11 Gusht 2021, 19:21 Nga DOSJA
“Gjërat po përmirësohen”, Todt flet për gjendjen

GJERMANI-Jeta e Michael Schumacher nuk ka qenë e njëjtë që nga 29 dhjetori i vitit 2013 kur ish-piloti gjerman pësoi një aksident të rëndë kur po bënte ski dhe dëmtoi kokën, një sprovë që ende e detyron atë të luftojë për jetën e tij. Ka shumë pak miq të besuar që mund ta vizitojnë dhe mes tyre është Jean Todt, ish CEO i Ferrarit dhe sot president i Fia-s, i cili është kthyer për të folur për gjendjen e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1.

“Kam kaluar shumë kohë me Corinnan, që kur Michael pati atë aksident të rëndë. Ajo është një grua e madhe dhe ka marrë komandën e familjes. Nuk e prisja që kjo të ndodhte, por kështu ndodhi dhe nuk kisha zgjidhje tjetër,” – deklaroi ai në një intervistë dhënë për Bild.

“Falë punës së mjekëve dhe ndihmës së Corinnas, e cila donte që Michael të mbijetonte (dhe ajo e bëri), por me pasoja. Tani për tani ai po lufton kundër atyre pasojave dhe unë shpresoj se gjërat do të përmirësohen pak nga pak,” Përfundon Todt.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport schumacher todt schumacher todt

Sondazh

Poll