Sport

Oliver Kahn: “Nuk mjaftojnë emrat për të fituar Champions”

11 Gusht 2021, 11:05 Nga DOSJA
Oliver Kahn: “Nuk mjaftojnë emrat për të fituar

GJERMANI – Wijnaldum, Sergio Ramos, Hakimi, Donnarumma dhe së fundi Lionel Messi, janë emrat e bujshëm që zgjodhën të transferohen te Paris Saint Germain, ku do të gjejnë edhe futbollistë të tjerë të kalibrit botëror si Neymar, Mbappe, Verratti, Marquinhos, Di Maria etj.

Po a do t’ia dalë tashmë gjigandi francez të fitojë Champions Leaguen? Jo të gjithë besojnë se vetëm emrat e mëdhej mjaftojnë, një ndër to është edhe ish-legjenda gjermane e portës, Olivier Kahn, i cili aktualisht mban postin e drejtuesit më të lartë të Bayernit të Mynihut.

“Nëse shikon emrat që kanë në skuadër, ata janë një ekip i jashtëzakonshëm këtë sezon. Por a mjafton kjo? Është vërtetë diçka e shumë impresionuese të shohësh një ekip me sulm të përbërë nga emra si Neymar, Messi e Mbappe, absolutisht më të mirën në rolet e tyre, por sfida është që ata të përshtaten përkrah njëri-tjetrit.

Nuk do të jetë aspak e lehtë të bëjnë një grup të fortë, pasi futbolli është një sport kolektiv dhe nuk fiton dot nëse nuk ke skuadër të harmonizuar.

Shembullin më të mirë na e dha Italia në Europian, që ndonëse pa yje të kalibrit të lartë, ia doli të triumfojë, duke bindur përballë çdo kundërshtari, pasi kishte një grup të vërtetë, të jashtëzakonshëm”,- deklaroi ish-portieri gjerman.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll