Sport

Sot nis sezoni i ri me finalen e Superkupës së Europës

11 Gusht 2021, 10:54 Nga DOSJA
Sot nis sezoni i ri me finalen e Superkupës së Europës

IRLANDE – Sot në orën 21:00 në stadiumin e Belfastit, “Windsor Park”, Chelsea dhe Villareal do të kërkojnë triumfin në finalen e Superkupës së Europës.
Anglezët shihet si favoritë, por në finale gjithçka pritet. E kush e priste që ekipi i Tuchel ta mposhte Manchester City në finalen e Champions League…

Kështu që djemtë e Unai Emery do të futen në fushë me besimin e se mund t’ia dalin. Të dy trajnerët kanë menduar edhe për rreshtimet në duelin e mbrëmjes së sotme.

Chelsea pritet të rreshtohet me tre në prapavijë dhe me Mendy në portë. Azpililicueta, Zouma dhe Rudigër ndërtojnë “digën” para tij. Alonso e Hudson Odoi janë favoritë për të luajtur në krahë, kurse në qendër të mesfushës Kante dhe Kovacic.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll