Politike

Rama paralajmëron opozitën: Protestat inskenime politike, s’do të lejojmë destabilizim

2 Qershor 2019, 14:33 Nga DOSJA
Rama paralajmëron opozitën: Protestat inskenime politike, s’do

Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë, se nuk do të lejojë destabilizimin e vendit, nga opozita. Ai i quajti protetat jo si një shfaqje e shqetësimit popullor, por si një inskenim politkk nga politika. 

“Në Shqipëri nuk do të ndodhë nuk do të lejojmë asnjë formë destabilizimi që do të lejonte cenimin e imazhit të vendit tonë, përveç cenimit që i japin imazhet e dhunës. Jam i bindur se çdo qytetar e çdo shqiptar që e do këtë vend, nuk do të marrë pjesë në një proces ku do të vërtetohej teza famëkeqe e armiqve historikë të Shqipërisë se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet se nuk dinë të respektojnë as rregullat që i vënë vetë. Nuk është shfaqje e një shqetësimi të madh popullor, por një inskenim politik që nuk ka shansin të zhvillohet përtej skenës politike”, u shpreh ai.

Sipas kryeministrit Edi Rama, zgjedhjet do të bëhen dhe janë demokratike, pasi opozita ka zgjedhur vetë të mos marrë pjesë, e nuk është penguar. 

“Ne do të zhvillojmë zgjedhje. Nëse opozita apo cilado parti e opozitës nuk lejohet të hyjë në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë demokratike por nëse dikush nuk preferon, kjo nuk i bën zgjedhjet jodemokratike”, theksoi Rama.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites edi rama protesta e opozites

Sondazh

Poll