Sport

“Vizioni që ka klubi i përsosur për mua”, Messi i karikuar dhe flet si parisien: Dua të ndërtoj diçka të madhe për t

10 Gusht 2021, 22:05 Nga DOSJA
“Vizioni që ka klubi i përsosur për mua”, Messi i

PARIS-Leo Messi është zyrtarisht lojtar i Paris Saint-Germain. Dy ditë pas konferencës për shtyp të lamtumirës nga Barcelona, 6 herë fituesi i Topit të Artë u zyrtarizua nga gjigantët francezë.Në moshën 34-vjeçare, Messi firmosi kontratë dyvjeçare me opsion rinovimin edhe një vit tjetër. Paga e tij do të jetë 35 milionë euro në vit. Argjentinasi tani është plot energji dhe gati për të përballuar aventurën e tij të re pas largimit nga Barcelona.

“Mezi pres të filloj një kapitull të ri të karrierës sime në Paris -tha argjentinasi. Klubi dhe vizioni që ka është në harmoni të përsosur me ambiciet e mia. Unë e di se sa të talentuar janë lojtarët këtu – shtoi ai -. Unë jam i vendosur të ndërtoj, së bashku me ta, diçka të madhe për klubin dhe për tifozët. Mezi pres të luaj në Parc de Prince”.

Presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi e mirëpriti Messin si një yll dhe tregon fjalët e para.”Unë jam i kënaqur që Lionel Messi ka zgjedhur të bashkohet me Paris Saint-Germain dhe ne jemi krenarë që e mirëpresim në Paris së bashku me familjen e tij,” tha Nasser Al-Khelaïfi.”Ai nuk e fshehu dëshirën e tij për të vazhduar të luajë në nivelet më të larta dhe për të fituar trofe – vazhdoi ai -. Ambicia e PSG -së është padyshim e njëjtë. Transferimi i Messit në ekipin tonë konfirmon rëndësinë dhe suksesin e rekrutimit tonë -përfundoi Nasser Al -Khelaïfi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 16:21

ITALI-Christian Eriksen i dërgoi një video inkurajimi një vajze 9-vjeçare e cila duhet t’i nënshtrohet një operacioni për instalimin e një defibrilatori ...