Bota

Horror në Uells! Autobusi përplaset me pemën duke dëmtuar pjesën e sipërme, plagosen dhjetëra pasagjerë

10 Gusht 2021, 16:19 Nga DOSJA
Horror në Uells! Autobusi përplaset me pemën duke dëmtuar

UELLS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mumbles të Uellsit ku shumë persona janë plagosur si pasojë e dëmtimit të pjesës së sipërme të një autobusi dy katësh.

TheSun bën me dije se pjesa e sipërme e autobusit u shkëput pasi autobusi teksa po ndalej në një vendpushim dhe u përplas me një pemë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga ky incident vetëm janë plagosur disa persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar kryebashkiaku i zonës Rob Steëart i cili ka shprehur keqardhje për ngjarjen dhe i shëron të lenduarve shërim të shpejtë.

“Më vjen shumë keq kur dëgjova për incidentin në Mumbles me autobusin. Rruga aktualisht është e mbyllur. Policia është në vendngjarje dhe fatmirësisht nuk ka raportuar për ndonjë të lënduar. I uroj të gjithëve një shërim të shpejtë.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota incident me autobusin uells incident me autobusin uells

Sondazh

Poll