Bota

Brenda çantës mbretërore, cilat sendet më të pazakonta që Mbretëresha Elizabeth i mban gjithmonë me vete

10 Gusht 2021, 11:51 Nga DOSJA
Brenda çantës mbretërore, cilat sendet më të

BRITANI– Mbretëresha Elizabeth ka qenë gjithmonë një ikonë e stilit, ajo gjithmonë shihet e veshur me veshje që përputhen me fustanet apo kostumet e saj me pallton, kapelen dhe madje edhe ombrellën e saj.

Sipas librit ‘Çfarë ka brenda çantës së mbretëreshës ?‘ mbretëresha nuk mban sende të zakonshme si çelësat, portofolin ose telefonin, siç mund të mbajmë të gjithë ne në përditshmërinë tone.

Ajo zakonisht mban biskota për qenin e saj shumë të dashur, një fjalëkryq të prerë nga gazeta e përditshme, një ditar, një brisk xhepi që i kujton fëmijërinë.

Mbretëresha gjithashtu mban edhe sende që çdo femër i ka të domosdoshme, të tilla si një pasqyrë, buzëkuq dhe një kuti metalike për grim, e cila është një dhuratë nga Princi Filip. Gjithashtu u raportua se ajo mban disa fotografi familjare dhe një grep portativ të cilin e përdor për të varur çantën e saj nën tryezë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mbretëresha elizabeth ii mbretëresha elizabeth ii

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2021, 10:32

E mitura plagos me pushkë gruan në Kosovë

KOSOVË– Një vajzë e mitur ka qëlluar me pushkë një grua. Ngjarja ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës, e mitura ka qëllu...