Bota

‘Ju na keni zhgënjyer’, Vuçiç ankohet për njohjen e Kosovës nga Izraeli pas bisedës telefonike me homologun e tij

10 Gusht 2021, 11:00 Nga DOSJA
‘Ju na keni zhgënjyer’, Vuçiç ankohet për

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Izraelit, Isak Herzog, ku i ka shprehur zhgënjimin e tij mbi njohjen e Kosovës.

Sipas B92, pas bisedës telefonike, Vuçiç gjithashtu shprehu dëshirën që Serbia të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe me udhëheqjen e re të Izraelit.

Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribuojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”, tha Vuçiç.

Vuçiç dhe Herzog ranë dakord që në zhvillimin e marrëdhënieve serbo-izraelite, duhet të kihet parasysh afërsia historike e popullit serb dhe hebre, e shënuar nga vuajtjet e zakonshme gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë në Marrëveshjen e Washingtonit, e cila ishte nënshkruar në shtator të vitit 2020 nga atëherë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic isak herzog njohja e kosoves aleksander vucic isak herzog njohja e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2021, 10:32

E mitura plagos me pushkë gruan në Kosovë

KOSOVË– Një vajzë e mitur ka qëlluar me pushkë një grua. Ngjarja ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës, e mitura ka qëllu...