Bota

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo jep dorëheqjen pas akuzave për ngacmim seksual: E mora vendimin për të gjithë ne!

10 Gusht 2021, 16:18 Nga DOSJA
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo jep dorëheqjen pas akuzave për

SHBA- Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i tij pas akuzave për ngacmim seksual. Demokrati tha se aktin për dorëheqje e kishte ndërmarrë nga dashuria për shtetin. Megjithatë vendimi i tij do të hyjë në fuqi brenda dy javësh, e më pas ai do të zëvendësohet nga Kathy Hochul, 62 vjeçe, një demokrate dhe ish-anëtare e Kongresit dhe do të jetë e para grua në këtë post.

“Mënyra më e mirë se si mund të ndihmoj tani është nëse tërhiqem dhe e lejoj qeverinë që të drejtojë vendin. Ky vendim nuk është marrë për mua, por për ne të gjithë,”- tha Cuomo ndër të tjera. 

Brittany Commisso, asistente ekzekutive në stafin e guvernatorit Cuomo, pretendon se ai e ka prekur në pjesët intime të trupit, duke bëreë që ajo ta padiste. Pas publikimit të hetimit të bërë nga Prokuroria, shumë demokratë, përfshirë presidentin Joe Biden, i kanë kërkuar guvernatorit Cuomo të japë dorëheqjen.

Por Cuomo ka kapërcyer edhe skandale të tjera të sikletshme. Në vitin 2014, ai shpërndau një komision kundër korrupsionit vetëm nëntë muaj pasi e krijoi atë, duke nisur një hetim të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Zyra e Prokurorit në Manhattan arriti në përfundimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar se kishte ndodhur ndonjë shkelje.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrew cuomo andrew cuomo akuzohet per ngacmime seksuale dorehiqet andrew cuomo andrew cuomo andrew cuomo akuzohet per ngacmime seksuale dorehiqet andrew cuomo

Sondazh

Poll