Bota

‘Do të detyroj të hash fjalët e tua’, publikohet video ku karteli meksikan i drogës kërcënon me vrasje gazetaren e laj

10 Gusht 2021, 10:55 Nga DOSJA
‘Do të detyroj të hash fjalët e tua’, publikohet

MEKSIKË– Persona të cilët pretendojnë se bëjnë pjesë në kartelin më të fuqishëm të drogës në Meksikë kanë lëshuar një video që kërcënon të vrasë gazetaren, Azucena Uresti, e cila është spikere lajmesh.

Sipas BBC, paralajmërimi u bë nga një njeri i cili tha se fliste në emër të udhëheqësit të kartelit, Jalisco New Generation (CJNG). Ai u ankua se Televizioni Milenio po favorizonte të ashtuquajturat grupe të vetëmbrojtjes të organizuara për t’i rezistuar CJNG.

Unë do të detyroj të hash fjalët e tua edhe nëse më akuzojnë për vrasje“, paralajmëron burri në video.

Videoja e re kërkon të hedhë fajin mbi mediat për paragjykimet e tyre të pretenduara kundër CJNG. CJNG është fajësuar për disa nga sulmet më të përgjakshme të Meksikës dhe udhëheqësi i tij, Nemesio Oseguera Cervantes, është një nga njerëzit më të kërkuar të vendit. SHBA-ja ofron një shpërblim prej 10 milion dollarësh për informacionin që çon në kapjen e tij.

Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për të qenë gazetar. Por ndërsa sulmet ndaj reporterëve lokalë janë të zakonshme, paralajmërime të tilla publike janë të rralla.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota azucena uresti karteli meksikan kercenon gazetaren nemesio oseguera cervantes azucena uresti karteli meksikan kercenon gazetaren nemesio oseguera cervantes

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2021, 10:32

E mitura plagos me pushkë gruan në Kosovë

KOSOVË– Një vajzë e mitur ka qëlluar me pushkë një grua. Ngjarja ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës, e mitura ka qëllu...