Bota

Vrasja në Greqi/ 22-vjeçari ther me thikë shokun e ngushtë se i mori të dashurën, pas krimit postoi FOTO në Instagram: Sa

10 Gusht 2021, 15:49 Nga DOSJA
Vrasja në Greqi/ 22-vjeçari ther me thikë shokun e ngushtë

GREQI– Komuniteti i Serres në Greqi është i tronditur nga krimi i rëndë i një 22-vjeçari, i cili për një motive banale i nguli thikën në zemër shokut të tij, vetëm 20 vjeç. 22-vjeçari, në orët e para të ditës së sotme, sulmoi dhe plagosi për vdekje të riun me pretendimin se i ka marrë të dashurën.

Mediet fqinje shkruajnë se vrasësi i dyshuar i 20-vjeçarit ka ngarkuar në mediat sociale foto dhe video me thikën e gjakosur që përdori për të vrarë të riun fatkeq.

Në foto, autori i krimit, i zhveshur nga beli lart, mban një thikë dhe shkruan mbi foto: Sa herë që ther dikë ngre sytë!

Sipas informacioneve, 22-vjeçari është fëmijë i një familje me probleme, prindër të divorcuar dhe ai shpesh dëbohej nga shkolla për shkak të sjelljes së tij problematike.

Disa muaj më parë ai kishte përfunduar shërbimin ushtarak, në të cilin kishte qenë përsëri problematik, ndërsa me kthimin e tij në fshatin ku jetonin gjyshërit e tij, kreu një vrasje.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vritet 20 vjecarja ne greqi vritet 20 vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2021, 10:32

E mitura plagos me pushkë gruan në Kosovë

KOSOVË– Një vajzë e mitur ka qëlluar me pushkë një grua. Ngjarja ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës, e mitura ka qëllu...