Bota

Sërish përdhunim në Greqi! Arrestohen 4 gjermanët që abuzuan seksualisht me turistën, shoqja e saj u shpëtoi nga duart

10 Gusht 2021, 11:37 Nga DOSJA
Sërish përdhunim në Greqi! Arrestohen 4 gjermanët që

GREQI– Autoritetet policore greke kanë arrestuar 4 persona për përdhunim dhe tentativë përdhunimi të dy grave në Hersonissos.

Sipas mediave greke, denoncimi është bërë nga dy vajza të reja të moshës 19 dhe 22 vjeç nga Holanda, ku natën e së dielës ata takuan dy të rinj gjermanë, të moshës 21 dhe 23 vjeç, në një bar të vendosur në zonën e Hersonissos.

Pasi u argëtuan ata vendosën të vazhdojnë natën në dhomën e burrave. Atje, sipas ankesës së vajzave, 23-vjeçari dhunoi vajzën 19-vjeçare ndërsa 21-vjeçari tentoi të përdhunonte 22-vjeçaren.

Në fakt, sipas ankesës, dy miq të tjerë ishin në të njëjtën dhomë, por ata nuk morën pjesë në përdhunimin. Të katër të rinjtë, pas ankesës së dy grave, u arrestuan nga policia e Hersonissos.

Kohët e fundit janë disa raste të raportuara në vendin fqinj për përdhunime ku disa gra kanë rënë pre e dhunës seksuale. Një ndër rastet që bëri bujë ishte dhe përdhunimi i 50-vjeçares shqiptare nga një i ri bullgar, i cili e mbajti peng dhe e dhunoi në apartamentin e tij.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohen 4 te rinj perdhunim ne greqi arrestohen 4 te rinj perdhunim ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2021, 10:32

E mitura plagos me pushkë gruan në Kosovë

KOSOVË– Një vajzë e mitur ka qëlluar me pushkë një grua. Ngjarja ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës, e mitura ka qëllu...