Aktualitet

U kap me 300 gram heroinë në shtëpi, bie në pranga një 25-vjeçar shqiptar në Itali

10 Gusht 2021, 11:19 Nga DOSJA
U kap me 300 gram heroinë në shtëpi, bie në pranga një

ITALI– Një 25-vjeçar shqiptar i dyshuar se kishte marrë pjesë në një trafik të madh droge u arrestua të enjten e kaluar në Mendrisio të Italisë.

Sipas mediave vendase, gjatë kontrollit të banesës ku ishte vendosur burri, banues në Shqipëri, u gjetën mbi 300 gram heroinë.

Arrestimi i tij u bë si pjesë e një aksioni në të cilën morën pjesë gjithashtu shërbimet antidrogë të Policisë së Qytetit të Mendrisio, Policisë Bashkiake e Chiasso dhe Administratës Federale të Doganave.

Veprat penale kundër tij janë shkelje e rëndë e Ligjit Federal për lëndë narkotike dhe hyrje e përsëritur ilegale dhe punësim fitimprurës pa autorizim.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll