Aktualitet

Vinin baste sportive me telefon dhe iPad, arrestohen dy persona në Elbasan

10 Gusht 2021, 10:51 Nga DOSJA
Vinin baste sportive me telefon dhe iPad, arrestohen dy persona në Elbasan

ELBASAN– Një 28-vjeçar me inicialet O.C., është vënë në pranga pasi akuzohet për organizim të lotarive të palejuara. Sipas njoftimit të polcisë, mësohet se nga kontrolli i ushtruar në lokalin e 28-vjeçarit është gjetur një telefon në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive.

Ndërsa 60-vjeçari me inicialer I. R., banues në Gramsh është arrestuar pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij, u gjet dhe u sekuestrua një iPad në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive.

Njoftimi i policisë Elbasan

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Evidentohen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, procedohen penalisht 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin:

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lojerat e fatit lojerat e fatit

Sondazh

Poll