Aktualitet

Dita e 8-të/ Rëndohet gjendja shëndetësore e njërit prej grevistëve të Lumasit, transportohet me urgjencë drejt spitalit

10 Gusht 2021, 10:59 Nga DOSJA
Dita e 8-të/ Rëndohet gjendja shëndetësore e njërit

KUÇOVË– Është rënduar gjendja shëndetësore e një prej grevistëve të ngujuar në fshatin Lumas të Kuçovës, në mbrojtje të burimit të Sinecit. Grevisti Dashnor Subashi ka shfaqur probleme të theksuara shëndetësore dhe grevistët e tjerë kanë njoftuar Spitalin Rajonal të Beratit.

Në godinën ku po zhvillohet prej ditësh greva e urisë e banorëve të Lumasit ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar grevistin drejt spitalit.

”Dita e 8-të që është grevë për çështjen e burimit të Sinecit, ështëzonë e mbrojtur. Policia po na torturon, qëllon, më ka rrahur me gjithë gruan e vëllain e shumë të tjerë.Shumë gjendje e rëndë, televizori thotë ndalohen punimet, këtej vazhdojnë. Nuk dimë si të veprojmë, s’ka asnjë lloj Gjykate, asnjë lloj të drejtë. Ai është 47 vjeç.Ka shenja të vjella, ka shumë probleme. Policia, sidomos janë 2-3 policë shumë agresivë, i njohim, por nuk duam të arrijë gjendja. Do të hakmerremi, nëse shteti nuk vë dorë, do të hakmerremi. Po na vret Policia me mafien. Burimi do të mbrohet me çdo kusht, është vend i mbrojtur, duam ujë.”- tha njëri prej grevistëve, Bujar Subashi.

Pas 3 muajsh proteste kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit, banorët e Lumasit kanë vendosur që të hyjnë në grevë urie. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”.

Kjo gjë nuk e bëri firmën të ndërpriste punimet, gjë që ka sjellë dhe përplasje me banorët. Banorët, të cilët prej tre muajsh janë përplasur disa herë me policinë, kanë katër kërkesa. Ata duan pezullimin e projektit për ujësjellësin e fshatit Lumas; largimin nga detyra të drejtorit të Policisë Berat; pezullimin e Ardi Velit; si edhe një takim me Kryeministrin Rama.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit ne proteste dashnor subashi banoret e lumasit ne proteste dashnor subashi

Sondazh

Poll